Një person kapet te Tre Urat me cigare kontrabandë, hetohen dhe dy doganierë

Një person kapet te Tre Urat me cigare kontrabandë, hetohen dhe dy doganierë

Një person u kap në pikën e kalimit kufitar Tre Urat me cigare kontrabandë, duke u vënë në pranga dhe krahas tij u vunë nën hetim edhe dy doganierë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë “, në ngarkim të shtetasit Y. M., 61 vjeç, banues në Përmet, pasi në vendin Çarshovë, Përmet, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin “Volkswagen”, 6 steka cigare dhe artikuj ushqimor të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës apo deklaratë doganore.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u referuan materialet në ngarkim të shtetasve S. K., 36 vjeç, banues në Korçë dhe E. N., 41 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat, Përmet, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk kanë konstatuar sasinë e cigareve në këtë automjet.

Ndaj të dyshuarve materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy