Vjedhja në prokurori, 3 të arrestuarit me alibi (VIDEO)

Vjedhja në prokurori, 3 të arrestuarit me alibi (VIDEO)

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre  të arrestuarit për vjedhjen në Prokurorinë e Durrësit, mëngjesin e së enjtes. Togat e zeza vendosën masën e sigurisë “arrest me burg” për  Besnik Bushin, Artur Isain dhe Niaz Lenën. Të arrestuarit kanë mohuar në gjykatë të kenë patur lidhje me vjedhjen e zyrës së prokurorit , Afrim Shehu dhe të oficerit të Policisë gjyqësore.

Para gjykatës Besnik Bushi paraqiti alibinë se natën e ngjarjes ishte duke peshkuar në det, ndërsa ka deklaruar se kishte shkuar në prokurori dy herë më parë si elektricist. Artur Isa ka dhënë deklaratën e tij , ku ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në ambientet e brendshme të Prokurorisë, dhe se nuk ka njohje me të arrestuarit e tjerë.

Gjatë vjedhjes së prokurorisë së Durrësit të enjten e shkuar, u morën dokumente hetimore në zyrën  e prokurorit, Afrim Shehu. Mes dokumenteve  mësohet janë shkresa të dosjes hetimore,  lidhur me  skandalin e tjetërsimit të tokave në zonën e Ishmit.

Prokurori i Task-Forcës së Durrësit, po  hetonte abuzimet me pronat në bregdet, si dhe  dosje për disa institucione të rëndësishme siç është porti, dogana, bashkia, hipoteka por edhe një sërë grupesh kriminale të cilët dyshohen se ushtronin aktivitetin e pastrimit të parave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy