Në kërkim si organizator i kultivimit të kanabisit në Krujë, ekstradohet nga Italia

Në kërkim si organizator i kultivimit të kanabisit në Krujë, ekstradohet nga Italia

Një person i akuzuar organizatori i kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

 

I ekstraduari është E. G., 33 vjeç, të lindur në Krujë.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nga dënimi, 33-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit burgim.

 

Në vitin 2021, shtetasi E. G., në rolin e organizatorit, ka bashkëpunuar me tre persona, për të përgatitur një sipërfaqe toke pronë publike në fshatin Krastë, Krujë, për kultivim të bimëve narkotike. 

 

Si rezultat i ndërhyrjes së policisë, tentativa për këtë rast kultivimi u parandalua që në fazë fillestare. 

 

Më tej, gjatë kontrolleve në banesat e të implikuarve në këtë rast, policia gjeti 240 fidanë kanabisi, një armë zjarri me municion dhe mjete që i shërbenin kultivimit të bimëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy