
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka njoftuar se sektori i Policisë Rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal.
I njëjti, gjatë ditës së djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip "Hyundaj", është përplasur me mjetin tip "Seat", me drejtues shtetasin A. G., 41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip "Seat"
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.



