Forcat e Speciale të Sigurisë dhe Policisë së Kosovës parakalojnë në 25 vjetorin e çlirimit

Forcat e Speciale të Sigurisë dhe Policisë së Kosovës parakalojnë në 25 vjetorin e çlirimit

Kosova po shënon sot 25-vjetorin e çlirimit nga okupimi serb, ndërsa në nderim të kësaj dite po mbahen aktivitete të shumta.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ngjarja kulmonte në Sheshin e Prishtinës ishte ajo e parakalimit të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani para parakalimit të këtyre njësive deklaroi se 12 qershori është një nga ditët më domethënëse për shtetësinë e Kosovës.

Në këtë luftë, UÇK ishte shtylla jonë më e rëndësishme e shpresës. Lufta e tyre nuk ishte vetëm për tokën por për vet shpirtin e Kosovës.

Guximi i UÇK është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Ne u detyrohemi atyre me një mirënjohje.

Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të pranishëm janë edhe miq të Kosovës, si William Walker, George Robertson, Stipe Mesiq e shumë të tjerë.

Në parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës do të ekspozohen sisteme armatimi që deri më tash nuk janë parë nga publiku. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy