Arrestimi i Çilit/ Meta: "Puçistët" mund të arrestojnë dhe Lubonjën e Zhejin

Arrestimi i Çilit/ Meta: "Puçistët" mund të arrestojnë dhe Lubonjën e Zhejin

Presidenti i Republikës Ilir Meta të shtunën i pyetur nga gazetarët në lidhje me arrestimin e botuesit dhe gazetarit Henri Çili, një ditë më parë, deklaroi se kushdo që ka probleme me ligjin duhet të përballet me drejtësinë, duke shtuar më tej se “puçistët” mund të arrestojnë edhe Fatos Lubonjën dhe Artur Zhejin si drejtues të organizatave mafioze si Camorra dhe Ndrangheta.

Një deklaratë të tillë, Presidenti e bëri gjatë konferencës për mediat në lidhje me atë që ai e çuan “grushti i shtetit”, ndërsa dha edhe detaje të reja në lidhje me akuzat e tij ndaj “puçistëve”.

Z. Meta, ju dëgjuat për arrestimin e Henri Çilit. Po a është ky ‘peshku i madh’ që flitet?

Meta: Cilido që ka problem me ligjin duhet të përballet me ligjin. Pavarësisht nga situate që jemi.

Por nuk do të habitesha për shkak të alertit të grupit puçist nëse ju do të dëgjoni nesër-më falni që po përmend emrat-se zoti Fatos Lubonja dhe Artur Zheji u arrestuan se drejtojnë organizatën e Camorrës dhe Ndragetës apo se te pallati pranë Presidencës u zbuluan dy persona me koronavirus. Pra. Alerti është për persona që duan të shmangin një çështje shumë të madhe ku është bashkuar çdo qytetar me dinjitet zërin e të cilëve do ta dëgjojë e gjithë bota demokratike.

Henri Çili: Nuk kam kryer asnjë shkelje, do ta vërtetoj!

Gazetari dhe botuesi Henri Çili ka folur pas ndalimit të tij nga policia një ditë më parë.

Mësohet se në dëshminë e tij të dhënë para policisë, Çili ka thënë se nuk ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka është tërësisht e manipuluar dhe do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

“Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte. Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara. Nuk kam dijeni për akuzat e Prokurorisë. Nuk kam kryer asnjë shkelje”, është shprehur gazetari.

Sipas hetimeve, botuesi Çili, dyshohet për të paktën 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve” në bashkëpunim.

Ndërkohë nesër do të merret masa e sigurisë nga Prokuroria e Përmetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy