I akuzuar si pjesëmarrës në vrasje e ish-efektivit, Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Donald Hoxhën

I akuzuar si pjesëmarrës në vrasje e ish-efektivit, Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Donald Hoxhën

Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm këtë të martë Donald Hoxhën, një prej personave të akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e ish-efektivit të Krimeve, Roland Rexhepi, i njohur si “Doda”.

 

Për ekzekutimin e ish-efektivit të antidrogës janë arrestuar deri tani katër persona: Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar nga Gjermania në janar 2022, si dhe Donald Hoxha. Në kërkim rezulton G.B. 

 

Të pestë dyshohet se në bashkëpunim kanë ekzekutuar ish-oficerin e krimeve. 

 

Vrasja e ish-policit është një nga ngjarjet më të bujshme që ka shënuar një valë vrasjesh në Elbasan gjatë dy dekadave të fundit. 

 

Si u vra Roland Rexhepi?

 

Ekzekutimi i Roland Rexhepit u realizua mëngjesin e 23 korrikut 2009. Ai mbeti i vdekur në vend, pasi ndaj tij u qëllua me breshëri nga dy armë automatike, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autorët ishin të maskuar, por provat e ADN-së të siguruara nga një motor, bishta cigaresh dhe një kapuç ndihmuan në identifikimin e autorëve. Edhe pse dy të dënuarit nuk kanë pranuar kurrë krimin, krahasimi i ADN-së bëri të mundur identifikimin e tyre. 

 

Në rastin e Florind Shabanit, provat ADN u siguruan nga autoritetet gjermane, pasi ai ishte i dënuar në Gjermani për lëndë narkotike. 

 

Autoritetet shqiptare krahasuan ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani. Pas ngjarjes, një atentat tjetër ndodhi dy vite më vonë, kur në qendër të Elbasanit u vra biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit. 

 

Ai u ekzekutua më 30 dhjetor 2011, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë treguan një person që largohet duke çaluar, pasi biznesmeni kishte kundërpërgjigjur me armë, por humbi jetën pak momente më vonë. 

 

Vendimi gjyqësor 

 

Sot, më 30 dhjetor 2025, u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Donald Hoxhës, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78, paragrafi 1 dhe 25 të Kodit Penal”. Pas shqyrtimit, gjykata vendosi të shpallë të pafajshëm të pandehurin D.H.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy