
Gazetari Enton Abilekaj komentoi në ‘Të Paekspozuarit’ zhdukjen e Ervis Martinajt për të cilin u shpreh se ai është kthyer në një protagonist telenovele dhe e gjithe kjo situatë krijuar tregon se kryeministri ka partner krimin.
Kjo është bërë një telenovelë. Në këtë demonstrim force, kemi muaj të tërë që duke demonstruar forcën arritëm në një moment që kishte një shumë të kërkuar që ishte vetë Vis Martinaj, një të dyshuar që policia i bënte xhiro nëpër Shqipëri dhe pastaj grupet kriminale që pasi bëjnë atentate policia krehte zonën ata bënin një tjetër krim. Pra grupe kriminale që nuk pyesin fare për shtetin dhe kryeministrin. Të mos shqetësohesh nga një demostrim kriminal të mos di policia dhe kryeministri se çfarë fati ka ai dhe ta përdor atë si protagonist telenovele do të thotë se krimin e ka partner kryeministri.



