Përplasi 3 fëmijë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës

Përplasi 3 fëmijë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohet se përplasi tre fëmijë të mitur në afërsi të spitalit të këtij qyteti. Sipas informacioneve të policisë, pas aksidentit, shtetasi me inicialet A. L., është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin. Ngjarja ka ndodhur më datë 2 janar, ndërsa i riu ishtë shpallur në kërkim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidenti’, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy