Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se kanë ndërprerë funksionimin e faqes zyrtare.
Më herët, ata kanë pretenduar se Shqipëria është në rrezik nga raketat iraniane. Për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu rreziku qëndron për shkak të marrëdhënieve të vendit tonë me Izraelin.



