Një emigrant shqiptar i moshës 33-vjeçare, humbi jetën gjatë natës mes të hënës dhe të martës, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në zonën e Regio Parco të Italisë.
Viktima ishte duke udhëtuar me makinën e tij, tip “Ford Fiesta”, kur u përplas me disa pemë anës rrugës.
Ishin kalimtarët ata që dhanë alarmin për ngjarjen e ndodhur, por pavarësisht ndihmë së dhënë, shqiptari u deklarua i vdekur.
Lajmi raportohet në mediat italiane, ndërkohë që identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur.



