24-vjeçarja pas debatit me burrin, hidhet nga ballkoni dhe ndërron jetë

24-vjeçarja pas debatit me burrin, hidhet nga ballkoni dhe ndërron jetë

Një 24-vjeçare ka ndërruar jetë në Durrës pasi është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë. Akti i rëndë mësohet të ketë ndodhur, pasi e reja ka debatuar me bashkëshortin e saj për motive të dobëta dhe më pas është hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Nga ana e Policisë është arrestuar dhe bashkëshorti i viktimës.

Referuar njoftimit të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy