Në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga i riu nga Vlora

Në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, vihet në pranga i riu nga Vlora

Vihet në pranga një 30-vjeçar i shpallur në kërkim në për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve operacionale në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bënë të mundur lokalizimi në lagjen “Hajro Çakërri”, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit të shpallur në kërkim E. R., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy