Festat e fundvitit/ Policia në Dibër sekuestron 70 pako me kapsolla

Festat e fundvitit/ Policia në Dibër sekuestron 70 pako me kapsolla

Policia e Dibrës ka ushtruar kontrolle në markete dhe dyqane të zonës për parandalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike. Sekuestrohen në qytetin e Peshkopisë 70 pako me kapsolla. "Me qëllim afrimin e festave të fundvitit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike, fishekzjarreve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve", njoftoi policia.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në prag të festave të fundvitit.

Si rezultat i kontrollit në qytetin e Peshkopisë në dyqanin në pronësi të shtetasit D. H., dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit E. I., janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako kapsolla të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër filluan procedimin penal dhe materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Dibrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë e të paanshëm

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy