
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në zonën e Astirit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, më datë 14 qershor 2026, rreth orës 04:35, shtetasi me iniciale E. K. është konstatuar pa shenja jete në ambientet e banesës së tij.
Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



