Mbremjën e të hënës si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën Gramoz Zani.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Berat – Ura Vajgurore, ku 65 vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur teksa në përpjekje për të kalur rrugën është perplasur me një automejt tip Benz.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe autoambulnca të cilët e kanë tranportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit 65 vjeçarin i cili ka ndërruar jetë.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit me iniciale A.H. është shoqëruar menjëherë në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.



