Gjykata e Fierit ka lënë në burg Leonard Gjini, sipërmarrësin e punimeve në magazinën e deputetit Bujar Çela ku vdiqën babë e bir pas shpërthimit që ndodhi.
32 vjecarit Gjini i është dhënë masa “arrest me burg”, për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja të rënda.
I arrestuari nuk e ka pranuar akuzën me pretendimin se ka lidhur kontratë të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin nga ai dhe nuk ishin të kompanisë së ndërtimit që ka.



