Transportonte 21 emigrantë të paligjshëm, pranga 35-vjeçarit në Pogradec

Transportonte 21 emigrantë të paligjshëm, pranga 35-vjeçarit në Pogradec

Në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, ka rënë në prangat e policisë 35-vjeçari që transportonte 21 emigrantë të paligjshëm, ndihmë për kalim drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Përkatësisht policia e Pogradecit ka arritur të arrestojë në flagrancë shtetasin E. Sh.. Ky i fundit po ndiqte itinerarin Pogradec-Qafë Thanë.

Në mjetin tip furgon të markës “Benz”, kishte fshehur emigrantët të cilët kundrejt një shpërblimi u ishte premtuar kalimi drejt Perëndimit.

Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga fugoni kanë hapur derën me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet.

Aktualisht, pas neutralizimit të tyre nga ana e policisë ata ndodhen në ambientet e Komisariatit për procedurat e mëtejshme.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy