Maliq/ U plagos nga shkëmbimi i zjarrit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Maliq/ U plagos nga shkëmbimi i zjarrit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës me helikopterin e ushtrisë. 

 

Ndihmën e parë mjekësore ai e ka marrë në spitalin e Korçës ndërsa ende nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.

 

Violand Braçellari ishte fshehur në një stan në Lozhan të Maliqit teksa ishte shpallur në kërkim nga policia e Korçës për ‘prodhim e shitje të narkotikëve’ dhe i dënuar me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burgim.

 

Forcat ‘Shqiponja’ rrethuan stanin dhe i bënë thirrje 43-vjeçarit të dorëzohej, por ai ka refuzuar dhe në një moment ka hapur zjarr ndaj policisë. Nga shkëmbimi i zjarri mbeti i vdekur efektivi Enea Mekolli ndërsa u plagos polici Edison Adri.

 

Violand Braçellari është plagosur si pasojë e kundërpërgjigjes me armë nga policia, është neutralizuar dhe është prangosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy