
Një fëmijë vetëm 4 vjeç ka humbur jetën në liqenin e Mursisë në Sarandë.
Policia njofton se rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



