Toyota zbulon planin për ndërtimin e  'qytetit të së ardhmes' afër malit Fuji

Toyota zbulon planin për ndërtimin e 'qytetit të së ardhmes' afër malit Fuji

Prodhuesi i njohur japonez i veturave, Toyota, e ka zbuluar planin për ndërtimin e të ashtuquajturit “qytet i së ardhmes” në malin Fuji. Veturat dhe pajisjet e tjera në këtë qytet do të funksionojnë me energji të hidrogjenit.

Qyteti do të dallohet me veturat vetëvozitëse, robotët e avancuar dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

Gjiganti automobilistik tha se qyteti Woven do të shtrihet në një sipërfaqe prej 70 hektarësh në tokën e një fabrike që është në procesin e mbylljes. Në të pritet të banojë në mënyrë të përhershme një numër i caktuar i banorëve dhe hulumtuesve. Qytetit i është vënë emri në bazë të origjinës së kompanisë.

Plani për qytetin prototip u prezantua në panairin e teknologjisë në Las Vegas. Në këtë qytet nuk do të lirohet dyoksid i karbonit dhe interneti do të përdoret në të gjitha fushat e jetës së përditshme.

Zyrtarët e Toyota-s thanë se rreth dy mijë persona, kryesisht punëtorë të kompanisë, do të jetojnë në këtë qytet, ndërsa ndërtimi i tij pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Qyteti është dizajnuar nga arkitekti danez, Bjarke Ingels. Kompania e tij më parë i ka dizajnuar edhe ndërtesën e Qendrës së Tregtisë Botërore në Nju Jork dhe zyrat e gjigantit “Google” në Londër, shkruan “The Guardian”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy