10-vjeçarja në Pogradec sulmohet nga qeni i fqinjit, përfundon në spital

10-vjeçarja në Pogradec sulmohet nga qeni i fqinjit, përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë”.

 

Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes pranë kanë qenë dy vajza të mitura.

 Njëra prej tyre është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

 

Banorët e zonës raportojnë se qeni ka qenë problematik prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin. Sipas burimeve, pavarësisht ankesave dhe thirrjeve të përsëritura, pronari i qenit nuk ka marrë masa për të parandaluar rrezikun.

 

Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy