Një vrasje e mundshme është parandaluar nga forcat “Shqiponja” në Elbasan.
Korrespondenti i MCN Tv raporton se në lagjen “Vullnetari” dy komshinj janë konfliktuar, ku njëri prej tyre ka nxjerrë një armë pushkë gjahu.
Pas ndërhyrjes së forcave “Shqiponja” u parandalua një krim i mundshëm. Policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit.
Ndërsa janë shoqëruar dy palët e konfliktit për sqarimin e ngjarjes.



