Emrat/ Sekuestrohen mbi 49 kg kanabis, arrestohen 3 persona, një në hetim

Emrat/ Sekuestrohen mbi 49 kg kanabis, arrestohen 3 persona, një në hetim

Tri persona janë arrestuar gjatë dy operacioneve të ndryshme në Lezhë, pasi janë kapur me mbi 49 kg kanabis. Kjo sasi e konsiderueshme kanabisi është kapur gjatë operacioneve 'Munella' dhe 'Kaçinari' të zhvilluar brenda 12 orëve.

Në operacionin policor të koduar "Munella", në fshatin Domgjon, Fanë, Mirditë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e shtetasve Vitor Lleshi dhe Paulin Nikolli, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Vitor Lleshi, 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe Paulin Nikolli 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,  kryer në bashkëpunim.

Ndërsa në kuadër të operacionit  policor të koduar "Kaçinari " , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Besmir Çupi dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:Besmir Çupi,36 vjeç, banues në fshatin Arrëz,Mirditë, për vepren penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ", si dhe proceduan penalisht në gjëndje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy