Më 6 korrik 1943, Borova e Kolonjës u bë skena e një prej masakrave më të rënda ndaj popullsisë civile në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Si hakmarrje ndaj qëndresës së popullit dhe forcave partizane kundër një divizioni gjerman që po hynte nga Greqia, trupat naziste ndërmorën një sulm shkatërrues mbi fshatin Borovë, duke e rrafshuar atë plotësisht dhe duke vrarë 107 banorë të pafajshëm, mes tyre gra, të moshuar dhe fëmijë.
Në përvjetorin e 83-të të masakrës, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner, i cili e cilësoi ngjarjen si një moment të dhimbshëm për historinë e të dy vendeve.
Ai theksoi se është e rëndësishme të kujtohen viktimat dhe të nxirren mësime nga historia, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Ambasadori shtoi se e shkuara duhet të shërbejë si mësim për të ardhmen, duke theksuar rëndësinë e vlerave si toleranca, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës, të cilat sipas tij janë edhe themeli i Bashkimit Europian.
Ky është një moment shumë i dhimbshëm për ambasadën gjermane sepse sot ne jemi këtu për të nderuar viktimat e masakrës gjermane që u bë nga ushtria gjermane në 6 korrik 1943.
Është 83 vjetori nga momenti kur 107 burra, gra dhe fëmijë u vranë dhe kjo është e dhimbshme për mua pasi ndaj dhimbjem e popullsisë këtu, për familjet që jetojnë dhe që u prekën nga fakti se nuk mundën ti shohin gjyshërit, xhaxhallarët apo tezet e tyre, vëllezër që nuk u rritën etj.
Është e dhimshme edhe për mua si ambasador sepse kjo ka ndodhur në emër të popullit gjerman por këtu në këtë vend ne duam të shohim përpara, të kujtojmë emrat e atyre që u vranë por gjithashtu duhet të nxjerrim dhe mësime.
Të përpiqemi të mësojmë si mund ta parandalojmë që historia të mos përsërisë veten.
Në raste të tjera ne themi kurrë më, ndaj ky është rasti kur themi si ngjarje të tilla mos përsëriten më dhe kjo arrihet duke vendosur rregulla si toleranca, të drejtat e njeriut, zbatimi i ligjit, dhe këto janë vlerat e EU.
Ndaj ne mbështesim dhe jemi të lumtur që populli shqiptar është në linjë me këto parime dhe e mbështesim procesin e integrimit sidomos në pjesën teknike por duhet të vlerësojmë edhe ata që zbatojnë vlerat e EU në përditshmëri, por edhe ata që qëndrojnë për të kërkuar zbatimin e ligjit, mbrojtjen e natyrës dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit.
Do doja të thoja që ky është një momemt që duhet të shërbejë për të mësuar nga e shkuara, për të memorizuar, për të nderuar viktimat dhe mdarë dhimbjen me familjet dhe për të parë përpara.



