E kapi “mat” me të dashurin në momente intime, 27-vjeçari i vjedh çantën nën kërcënimin e thikës

E kapi “mat” me të dashurin në momente intime, 27-vjeçari i vjedh çantën nën kërcënimin e thikës

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 27-vjeçar nën akuzën e vjedhjes. Sipas burimeve, shtetasi me inicialet F.D., i vodhi çantën me sende personale një 25-vjeçareje nën kërcënimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku policia është njoftuar se në afërsi të fshatit Dushk, një shtetas nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i ka marë çantën me sendet personale shtetases A. B., 25 vjeçe.

Menjëherë pas denoncimit, Policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. D., 27 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Por si ndodhi në të vërtetë ngjarja? Burimet nga policia thanë se 25-vjeçarja bashkë me të dashurin e saj kishin ndaluar me makinë në afërsi të tokave bujqësore në fshatin Dushk, të Lushnjës. Së bashku, ata po kalonin disa momente intime, por që dikujt i kishte rënë në sy “kjo makinë e braktisur”.

Teksa ishte afruar, 27-vjeçari kishte vënë re që në makinë ndodheshin dy të rinj dhe ka menduar të mos kthehej duarbosh. Me vete mbante edhe një thikë, me të cilën ka kërcënuar çiftin e të rinjve duke u marrë sendet personale. Të gjendur në këtë situatë, të rinjtë janë detyruar të njoftojnë policinë pasi 27-vjeçari u mori çantën me sendet personale, disa edhe të “çmuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy