U dhunua barbarisht nga klienti, vdes kamarieri nga Elbasani

U dhunua barbarisht nga klienti, vdes kamarieri nga Elbasani

Gazment Kurmaku, kamarieri 50-vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pak ditë pasi u dhunua barbarisht nga klienti në lokal.

Kujtojmë që Kurmaku u godit pesë ditë më parë nga një klient në një kompleks në qytetin e Elbasanit pas sherrit. Plagët që ai mori në trup ishin të shumta dhe mjaft të rënda, ndërsa 50-vjeçari pësoi vdekje klinike. Prej ditësh ai luftoi për t’iu mbijetuar plagëve të marra, por nuk ia doli.

Erjon Llapushi kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar. Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy