Australi, shqiptari dënohet me 17 vjet burg për përgatitjen e një sulmi terrorist

Australi, shqiptari dënohet me 17 vjet burg për përgatitjen e një sulmi terrorist

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 17 vjet burg nga drejtësia australiane për përgatitjen e një sulmi terrorist. Agim Kruezi, 25 vjeçar, me prejardhje shqiptare, u arrestua në aksionin kundër-terrorist në Logan shtatorin e vitit 2014, dhe u deklarua fajtor për përgatitje të një sulmi terrorist.  

Prokurori Lincoln Croëwey i tha gjykatës se Kruezi po planifikonte “të vriste njerëz të rastësishëm, të pafajshëm, në një hapësirë publike dhe përfundimisht të vdiste si martir në atë sulm”, raporton abc.net.au.

Në momentin e arrestimit, Kruezit i ishin gjetur një armë e mbushur gjysmë-automatike, dy helmeta, dy hanxharë, një dokument që i njoftonte anulimin e pasaportës, një kopje të një libri me titullin “Jihad” dhe një flamur të Shtetit Islamik të ngjitur në murin e dhomës së tij të gjumit.

Disa ditë para arrestimit të tij, Kruezi kishte blerë një bidon me 10 litra benzinë dhe kishte dalë për të blerë shishe qelqi dhe tapa me qëllim të prodhimin e kokteileve Molotov.

Në laptopin e tij u gjetën dy video të tij teksa qëllonte me shigjetë dhe udhëzime se si të bëhet prerja e kokës.

Gjykata konkludoi se Kruezi nuk i ka ndryshuar qëndrimet e tij radikale.

Ai mund të lirohet me kusht pas 13 vjetësh, ndonëse qeveria e ka mundësinë e zbatimit të vendimit ndaj tij që të vuajë dënimin e plotë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy