Orët e paradites së kësaj të diele kanë regjistruar një situatë të rënduar të trafikut në hyrje të Vlorës.
Në akset kryesore është shkaktuar kaos.
Automjetet dhe qytetarët mbetën për të paktën tre orë të bllokuar, ndërsa policia ndonëse ishte e pranishme e kishte të pamundur të zhbllokonte situatën.



