Masakra në Velipojë, Niko Brahimaj pas ngjarjes: Shumë shpejt do të kemi të arrestuar!

Masakra në Velipojë, Niko Brahimaj pas ngjarjes: Shumë shpejt do të kemi të arrestuar!

Pas masakrës së ndodhur në bregdetin e Velipojës ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagsën dy të tjerë, drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Nga aty, ai ka dhënë një deklaratë për mediat ku shprehet se vrasja ka ardhur pas një konflikti për hapësirat në plazh, teksa konfirmoi se është qëlluar me më shumë se një armë.

Rreth orës 00:30 këtu në Velipojë ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kriminale. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të hotel Gocaj,ku për shkak të një konflikti me armë të çastit dhe për motive të dobëta, për shkak të ndarjes së pronësisë mbi sipërfaqet me rërë që shfrytëzohen për vendosjen e shzloneve dhe çadrave, si rezultat i këtij konflikti kanë gjetur vdekjen 4 persona dhe janë plagosur 2 persona. policia menjëherë ka marrë masat, ka ardhur në vendngjarje me grup eskpertësh, në vend kanë ardhur dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe specialistët më të mirë.

Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë, nga personat e konfliktuar. Një armë pistoletë e kemi sekuestruar si provë materiale. Janë sekuestruar një numër pamjesh nga kamerat e sigurisë.

Shumë shpejt do ketë persona të shpallur në kërkim dhe të arrestuar”, deklaroi Brahimaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy