Dogji mbeturinat në tokën e tij, flakët dalin jashtë kontrollit/ Procedohet 70-vjeçari në Kukës

Dogji mbeturinat në tokën e tij, flakët dalin jashtë kontrollit/ Procedohet 70-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit ka bërë të ditur se ka proceduar penalisht një 70-vjeçar në Kukës pasi ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me barishte.

Zjarri i ndezur prej të moshuarit në vendin e quajtur “Lisi i Keritit”, në fshatin Novosej, ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është përhapur në të gjithë fushën.

DVP Kukës

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me barishte, procedohet penalisht.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 70 vjeç, banues në fshatin Novosej.

Ky shtetas iu ka vënë zjarrin disa mbeturinave, në tokën e tij, në vendin e quajtur "Lisi i Keritit", në fshatin Novosej, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy