Goditet një rast i transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanabis sativa në Tiranë, duke vënë në pranga një person.
Në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozës është bërë ndalimi i automjetit tip Ford me drejtues shtetasin K.K., dhe gjatë kontrollit të automjetit.
Në bagazhin e këtij automjeti policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën ky shtetas po e transportonte me qëllim shitjen e saj.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K., 24 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



