Një ditë pas operacionit të përbashkët me autoritetet franceze, Prokuroria e Posaçme ka zbardhur skemën e funksionimit të një call centeri në kryeqytet, përmes të cilit mashtroheshin qytetarët francezë për të investuar në kriptovaluta. Janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe prova të tjera materiale si dhe një shumë parash. Ndërkohë, vlera e dëmit kap shifrën e rreth 2 milionë eurove.



