Dy banesa në Tropojë janë djegur mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cerrnicë dhe mësohet se apartamentet janë në pronësi të shtetasve Dedë dhe Gegë Sokoli.
Sakaq, bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë raportohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Policia dhe zjarrëfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



