Tritol zyrës së noterit në Lezhë/ Simoni: Kamerat kapën momentin kur nga makina hidhet lënda plasëse. Policia po identifikon autorët (VIDEO)

Tritol zyrës së noterit në Lezhë/ Simoni: Kamerat kapën momentin kur nga makina hidhet lënda plasëse. Policia po identifikon autorët (VIDEO)

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure . Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, që ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Siç njofton për “MCN live”, korrespodenti nga Lezha, Juli Simoni, kamerat e sigurisë kanë fokusuar makinën në momentin kur një persona nga ka hedhur lenden plasëse.

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të sotëm ne ora 04:00.

 Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, që ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë kanë qenë dy persona te cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.

Me këtë policia ka nisur hetimet, ndërsa dy autorët mësohet se kanë qenë të pamaskuar dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Fran Gjoni ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte dhe probleme me ndonjë person.

 Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy