Drogë, grushte e shqelma ndaj Policisë, arrestohen 3 të fortët e Dibrës

Drogë, grushte e shqelma ndaj Policisë, arrestohen 3 të fortët e Dibrës

Policia e Dibrës ka arrestuar ditën e sotme tre persona, për kundërshtim të forcave të rendit. Gjithashtu, tre të arrestuarve u është gjetur edhe një sasi droge.

Arrestimet erdhën në kuadër të operacionit “Dobrova”. Të arrestuarit janë:

Olsi Toska, 24 vjeç,

Astrit Buci, 34 vjeç,

Altin Margjoka, 30 vjeç.

Arrestimi i shtetasve  Astrit Buci dhe Altin Margjoka është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi Astrit Buci, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi Altin Margjoka ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit  e policisë për mos shqërimin në polici të shokut të tij shtetasit Astrit Buci.

Ndërsa shtetasi Olsi Toska  është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij Astrit Buci, Toska  është kapur në flagrancë  nga shpërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy