Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin e vjetër rrugor Lezhe- Milot.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitenit” pranë një servisi automjetesh, ku një person teksa ka qenë duke fryrë gomën e kamionit i ka plasur dhe si pasojë e ka ndërruar jetë.
Viktimë ka mbetur gomisti Spas Milloshi, i cili nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.
Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.



