Pas fondacionit për Thaçin/ Themelohet edhe fondacioni për ndihmë Kadri Veselit në Hagë

Pas fondacionit për Thaçin/ Themelohet edhe fondacioni për ndihmë Kadri Veselit në Hagë

Pas themelimit të Fondacionit ndihmë për ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tash së fundi është themeluar edhe fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se ky fondacion është themeluar me qëllim që të mbledhë fonde të ligjshme për ta mbështetur punën e ekipit që ofron mbrojtje juridike për Veselin.

Ky fondacion është themeluar me iniciativën e Hysni Veselit, familjar i afërt i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale”, thuhet në njoftim.

Fondacioni është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit Veseli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy