
Edhe sot, banorët e Unazës së Re kanë protestuar në lidhje me projekin që parashikon zgjerimin e rrugës. Protestës së tyre i janë bashkuar edhe përfaqësues të LSI-së, të cilët u bërë thirrje atyre të mos heqin dorë nga protestat. Banorët e kësaj zone janë njoftuar të mos bllokojnë rrugën por të protestojnë në trotuar, por kësaj thirrjeje të policisë së policisë së Tiranës, ata nuk i janë përgjigjur pozitivisht.
Banorët e Unazës së Re gjetën mbështetjen e kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili nuk i kurseu akuzat për qeverinë, kundër të cilës paralajmëroi protesta të tjera.
“Kjo qeveri nuk do largohet me të mirë, populli do i largojë me pahir. Po ruajnë me policë një tufë hajdutësh që me paturpësinë më të madhe po shkojnë në Parlament”, tha Vasili.
Kjo është dita e 137-të që banorët e Unazës së Re protestojnë kundër projekti të zgjerimit të rrugës, prej të cilit rrezikojnë të humbasin banesat e tyre.



