Dhunoi prindërit e bashkëshorit, në pranga 30-vjeçarja nga Kamza

Dhunoi prindërit e bashkëshorit, në pranga 30-vjeçarja nga Kamza

Një 30-vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj prindërve të bashkëshortit të saj.

B.P., 30 vjeç është arrestuar ditën e djeshme në ambientet e banesës së saj në zonën e quajtur “Kodër Kamëz”, pas denoncimit të bërë nga familjarët.

Ndaj dy të dhunuarve, të cilët janë prindërit e bashkëshortit të saj është lëshuar menjëherë një udhër mbrojtje.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga edhe një 23-vjeçar, pasi gjatë kontrollit rutinë forcat “Shqiponja” kanë gjetur në makinën e tij një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë.

23-vjeçari me iniciale W.H., është arrestuar në rrugën “Frank Bardhi” për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

I denoncuar po ashtu për dhunë fizike, policia ka vënë në pranga gjithashtu  një 54-vjeçar nga Tirana, pasi  ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

54-vjeçari me iniciale I.B. është arrestuar në banesën tij, në rrugën “Teodor Keko”  për dhunë fizike dhe psikologjike në familje.

Ndërkohë që nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar 2 persona, 32 dhe 41 vjeç pasi  drejtonin automjetin në gjendje të dehur. Bëhet fjalë për Sh.Sh. 36 vjeç, B.P. 32 vjeç dhe A.D., 41 vjeç. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy