Zjarr në Delvinë, digjen 100 rrënjë ullinj

Zjarr në Delvinë, digjen 100 rrënjë ullinj

Një vatër zjarri e papritur ka rënë mesditën e kësaj të hëne edhe në fshatin Blerimas, pranë një pularie. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje efektivë të MZSH Delvinë, dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit pa arritur të merrte përmasa që do ta bënin situatën shumë të rëndë.

 

Edhe pse ishte pushim, jashtë shërbimit, pas disa ditëve shumë të ngarkuara me zjarre, në ndihmë të kolegëve shkoi edhe Besnik Hasani, komandant shërbimi në MZSH Delvinë. Gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, ai ka pësuar djegie në dorë dhe këmbë.

 

Menjëherë është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar.

 

Sipas burimeve paraprake, nga zjarri i papritur në Blerimas janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy