Përvetësoi 12 mijë euro, “Mikro” kap në Tiranë të shpallurin në kërkim për mashtrim

Përvetësoi 12 mijë euro, “Mikro” kap në Tiranë të shpallurin në kërkim për mashtrim

Një person i shpallur në kërkim për mashtrim, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan operacionin policor të koduar “Mikro”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar shtetasi Krenar Begaj, 50 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Ndaj të ndaluarit materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy