Para se të vritej me sëpatë nga kushëriri i tij, ish-kreu i komunës Helmëz në Kavajë i ka kërkuar atij të mos qëllonte. Burimet policore thanë për TemATV se 30-vjeçari Qamil Çelhaka qëlloi djalin e xhaxhait, Fatmirin, sepse ai kishte ardhur që të priste lisat, që ndanin tokat e tyre.



