
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Beratit, pasi iu gjet në makinë kokainë, kanabis dhe fishekë.
Lidhur me këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. B., 24 vjeç dhe A. D., 18 vjeç, të dy banues në Dimal.

Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonin, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe disa fishekë.



