Goditi me biçikletë një vajzë dhe e kërcënoi ne rrjetet sociale, në pranga 28-vjeçari

Goditi me biçikletë një vajzë dhe e kërcënoi ne rrjetet sociale, në pranga 28-vjeçari

Një 28-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi goditi me biçikletë, si dhe kërcënoi dhe ofendoi në rrjetet sociale një vajzë me inicialet L.S.

 

NJOFTIMI

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Threat", nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik. Kanosi dhe përndoqi në rrjetet sociale një shtetase, të cilën e kishte goditur me biçikletë, vihet në pranga 28-vjeçari.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja L. S., se një shtetas e kishte goditur me biçikletë dhe më pas e kishte kanosur dhe ofenduar në rrjete sociale, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.  Në kuadër të operacionit policor të koduar "Threat" u ndalua shtetasi:      

- R. M., 28 vjeç, banues në Tiranë. 

Pas verifikimeve të kryera nga specialistët e Krimit Kompjuterik ka rezultuar se ky shtetas, më datë 28.07.2022, ka goditur me biçikletë shtetasen L. S. dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe e ka kanosur atë, nëpërmjet llogarive false në rrjetet sociale.  

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy