
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Fushë-Krujë, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Mësohet se një Eduart Afmataj ka qëlluar kunatin, Artur Cangu, pas një konflikti. Paraprakisht mësohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur konflikte edhe disa ditë më parë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorit.
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.



