Autoambulanca del nga rruga në aksin Lushnje-Fier, humb jetën pacienti

Autoambulanca del nga rruga në aksin Lushnje-Fier, humb jetën pacienti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Krutje, në aksin Lushnje-Fier, kur nje autoambulancë ka dalur nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pacienti i shtrirë në autoambulancë.

Ambulanca po vinte nga Saranda drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy