Asgjësohen 507 bimë kanabis në Krujë, pranga 2 burrave, procedohet kryeplaku

Asgjësohen 507 bimë kanabis në Krujë, pranga 2 burrave, procedohet kryeplaku

Policia e Krujës ka asgjësuar 507 bimë kanabis në dy fshatra duke arrestuar dy persona dhe proceduar një kryeplak.

http://ads.balkanweb.com/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=36&loc=http%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Fsite%2Fasgjesohen-507-bime-kanabis-ne-kruje-pranga-2-burrave-procedohet-kryeplaku%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F&cb=361b4d2089Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

Më datë 26.07.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Brret, Bashkia Krujë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 427 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Lulzim Kulla 43 vjeç, banues në Brret, Krujë;
• Beram Kulla 61 vjeç, banues në Brret, Krujë.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasit:
• F.K. 57 vjeç, banues në Brret, Krujë, Kryeplak i fshatit Brret.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• “Kultivimi i bimëve narkotike “në ngarkim të shtetasve Lulzim dhe Beram Kulla.
• “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit F.K.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shjezë, Njësia Administrative Cudhi, në një terren të pyllëzuar u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies:
• 80 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy