
Gjatë fundjavës, Policia Rrugore ka marrë një sërë masash penalizuese për drejtuesit e mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit.
Si pasojë, gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës janë pezulluar 11 leje drejtimi dhe janë gjobitur disa mjete që ecnin me shpejtësi marramendëse, që varonin nga 166 km deri 188 km.
“Mos shpejto se në rastin më të mirë të pret radari, në rastin më të keq aksidenti”, këshillon policia drejtuesit e mjeteve në profilin e saj në “Facebook”.



