Ministri Manja jep urdhër dhe dërgon Albert Kupën në regjimin “41/bis”

Ministri Manja jep urdhër dhe dërgon Albert Kupën në regjimin “41/bis”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm të të dënuarit Albert Kupa (alias Ilir Kupa), i cili po vuan dënimin për 6 vepra të ndryshme penale në burgun e Peqinit.

Pas këtij urdhri, ai do të transferohet në regjimin e posaçëm (41/b). Ministri i Drejtësisë paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi.

“Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit.

Ky shtetas në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy